pershkallezohet kriza ne jemen mbyllet aeroporti pas perplasjeve mes arabise saudite dhe emirateve 6956ec4543a41

Përshkallëzohet kriza në Jemen, mbyllet aeroporti pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve

January 1, 2026
1 minut lexim

Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara po përshkallëzohen, duke përforcuar ndarjet në konfliktin e gjatë të Jemenit.

Sipas Reuters, qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite vendosi kufizime të reja për fluturimet drejt dhe nga Emiratet, për të frenuar tensionet.

Por ministria e Transportit, e kontrolluar nga separatistët e jugut, reagoi duke urdhëruar mbylljen e plotë të trafikut ajror në vend që të zbatoi kufizimet.

Këshilli i Tranzicionit Jugor (STC), forca separatiste e mbështetur nga Emiratet që muajin e kaluar mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të jugut, fajësoi mbylljen për “rregullat e reja të papritura” që Arabia Saudite kërkonte të impononte.

Ky zhvillim pasqyron thellimin e krizës në Jemen dhe ndarjen mes dy fuqive të naftës në Gjirin Persik. Arabia Saudite akuzoi Emiratet se po nxisnin separatistët drejt kufijve të saj dhe shpalli sigurinë kombëtare si një “vijë të kuqe”. Emiratet reaguan duke njoftuar tërheqjen e forcave të mbetura nga vendi.

Tensionet u përshkallëzuan pas një sulmi ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mbi portin jugor të Mukalla-s, që sipas koalicionit përdorej për mbështetje ushtarake të huaj ndaj separatistëve.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parada e 137 te e trendafilave 2026 magjia e bashkepunimit nen shiun e rralle 6956ea93c2a7c
Lajmi i mëparshëm

Parada e 137-të e Trëndafilave 2026: “Magjia e bashkëpunimit” nën shiun e rrallë

moti i keq ne vlore ndalohet lundrimi i mjeteve te vogla dhe te peshkimit 6956ef5329841
Lajmi i radhës

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Të fundit nga

ShkoLartë