pershkallezimi ne serbi sulmohen edhe veturat me targa evropiane 689db00070af8

​Përshkallëzimi në Serbi, sulmohen edhe veturat me targa evropiane

August 14, 2025
1 minut lexim

Protestat në Serbi vazhdojnë të jenë të tensionuara, ku përkrahësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq po sulmojnë qytetarët.

Mbrëmjen e së mërkurës situata u përshkallëzua në Novi Sad, kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS.

Aty u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash.

Të mbledhurit u përgjigjën duke thyer xhamat e ambienteve të partisë, pas së cilës policia formoi një kordon.

Por kjo nuk qe e gjitha, mbëshetetësit e Vuçiqit sulmuan edhe veturat e qytetarëve, në mesin e të cilave pati edhe me targa evropiane, transmeton KosovaPress.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen dëmet që u janë bërë veturave në Novi Sad.

Përshkallëzim të protestave në Novi Sad ka pasur pothuajse vazhdimisht.

Edhe të martën mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) sulmuan demonstruesit në Vërbas dhe Baçka Pallankë.

Tubimet u organizuan nga “Studentët në bllokadë”, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë para ambienteve të partisë së Vuçiq dhe departamenteve të policisë.

Së fundi, tubimet më të mëdha të qytetarëve u organizuan në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera, duke përfshirë Suboticën, Shabacin, Leskovcin, Somborin, Pançevën dhe Valevën.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 16 persona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

whatsapp thote se rusia po perpiqet ta bllokoje 689dafc489b90
Lajmi i mëparshëm

WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin evropes jugore spanja dhe greqia i kerkojne ndihme be se per avione ne turqi shenohen 18 viktima 689db1a48f878
Lajmi i radhës

Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë