pershesh do behet me duetin e roneles me kreshen dhe lyrical son 68f7ea724a09c

‘Përshesh’ do bëhet me duetin e Ronelës me Kreshën dhe Lyrical Son

October 21, 2025
1 minut lexim

Ronela Hajati ka surprizuar ndjekësit me një njoftim për projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me dy prej emrave më të njohur të hip-hopit shqiptar, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut: Ronela shihet brenda një ene të madhe plot me speca të kuq, ndërsa pranë saj qëndrojnë dy reperët, të veshur si “shefa kuzhine”.

Postimi është shoqëruar me mbishkrimin:

“E premte – 17:00 ‘PËRSHESH’ me 🌶️🌶️”

Me këtë njoftim, Ronela ka konfirmuar se kënga do të publikohet të premten në orën 17:00, duke ngritur pritshmëritë e fansave për një tjetër hit që do pushtojë listat muzikore.

Pas suksesit të projekteve të saj të fundit, Ronela Hajati duket se po përgatitet për një tjetër “boom” muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që premton shumë.

Të gjithë sytë tani janë nga e premtja, kur “Përshesh” do të publikohet zyrtarisht në platformat muzikore dhe pritet të pushtojë rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet pa shenja jete personi qe u raportua i zhdukur ne prishtine 68f7e95008bfc
Lajmi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

bekim sali mbeshtetja nderkombetare garanci per forcimin e kapaciteteve parlamentare 68f7f3f7d128d
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Mbështetja ndërkombëtare, garanci për forcimin e kapaciteteve parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë