perseri shtyhen gjykimi per drejtorin e taravarit 68ae038940f45

Përsëri shtyhen gjykimi për “Drejtorin e Taravarit”

August 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 gusht – Shtyrje e re e seancës kundër ish drejtorit të Klinikës për Geriatri në Shkup, Muhsin Arifi, i akuzuar për marrje ryshfeti. Disa minuta para fillimit të seancës së sotme, arsyetimi i Gjykatës Penale për shtyrjen ishte se mbrojtja kishte kërkuar qasje në prova.

“Rasti “Geriatria” është tërhequr pas kërkesës së mbrojtjes, e cila duhet të ketë qasje edhe në provat e siguruara me masa hetimore. Gjykimi do të vazhdojë më 01.09.2025”, thonw nga Gjykata Penale Shkup.

Kjo është përpjekja e dytë për fillimin e procesit gjyqësor për këtë rast, pasi muajin e kaluar gjyqtarja Lenka Davtikova kishte vendosur ta shtyjë seancën pak pas fillimit, për shkak se i pandehuri kryesor atëherë kishte mbetur pa avokat. Përveç Arifit, në këtë rast i akuzuar është edhe Blerim Ameti, i cili e ndihmoi ish drejtorin për të marrë paratë, dhe ndiqet penalisht për veprën penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

Sipas aktakuzës, Arifi priste të merrte 100 mijë euro për të shtruar në spital një paciente 42-vjeçare në gjendje të rëndë, për të cilën dinte se kishte pasuri, përkatësisht se zotëronte një apartament prej 94 metrash katrorë në Kapishtec. Ai kishte propozuar që prona e saj të shitej dhe kështu të merrte shumën e plotë që kërkonte.

Si garanci fillestare për ta vendosur në spital, Arifi kërkoi 20 mijë euro, të cilat në emër të tij i mori kujdestari Ameti, i cili ishte person i besuar i tij. Ryshfeti në fakt iu dha nga dëshmitari në procedurë, respektivisht kujdestarja e pacientes, dhe paratë që i ishin dhënë Ametit u siguruan nga MPB-ja dhe u shënuan, pas çka u arrestua menjëherë. Gjyqi për këtë rast pritet të fillojë më 1 shtator, ndërsa përfaqësues ligjor i Arifit do të jetë Skender Mehmeti./ Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KARRIGE KLASE
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon afati i regjistrimit të studentëve në universitetet e vendit, ja ku ka më shumë interesim

male te pastra rama qindra vullnetare pjese e aksionit te pastrimit ne 10 parqe kombetare 68ae0cf8db438
Lajmi i radhës

“Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë