Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike duke shpallur se ka dalë në pension të parakohshëm, aktualisht 53 vjeçe.
Kim doli me një deklaratë publike në Uashington në një dalje ku merrte pjesë paraardhësi i saj Aleksandër Arvizu dhe ambasadori aktual i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Dalja e saj në pension vjen pak javë pasi ajo u pa në një protestë të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, pasi një valë shkurtimesh me urdhër të Trump u zbatua te një pjesë e mirë e diplomatëve.
Kim qëndroi mëse katër vjet në Shqipëri. Ajo u pozicionua haptazi kundër liderit të opozitës, Sali Berisha dhe ndërpreu çdo kontakt me të.
Në Shqipëri ajo do të kujtohet sidomos për shprehjen që të sillte ndërmend atë të Enver Hoxhës, duke apeluar se shqiptarët: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.
Pas kthimit në SHBA, u njoftua se ajo mori postin e Zëvendësndihmësskeretares së Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Por ardhja sërish në pushtet e Donald Trampit krijoi një situatë të re në diplomacinë amerikane duke pasuar daljen e Kim në pension të parakohshëm, fakt për të cilins ish Ambasadorja nuk duket të ketë zbardhur arsye të qarta përse doli me këtë vendim.
Burimi: botasot.info


