perplasjet per aeroportin e vlores behgjet pacolli del nga spak pas rreth 7 oresh 6adf979e5221f

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

October 26, 2026
1 minut lexim

Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh.

Pasi ka dalë nga dyert e institucionit, i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi, Pacolli është vendosur përballë gazetarëve, të cilëve u ka dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e pranisë së tij në prokurorinë speciale.

Pacolli është shprehur se ka bërë vetëm një denoncim penal në lidhje me padrejtësi që i janë bërë ndër vite lidhur me aeroportin e Vlorës, duke mohuar të ketë ndonjë çështje tjetër apo ndonjë interes tjetër ndaj tij.

Gazetari: Për çfarë bëhet fjalë? Cili është interesi i prokurorëve për ju?

Pacolli: Unë vetëm kam bërë një denoncim penal… për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër.

Gazetari: Pse qëndruat kaq gjatë? A pati ndonjë pyetje, a pati ndonjë interes për zonjën Balluku?

Behgjet Pacolli: Ja ku është avokati (drejton nga avokati i tij)

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

matoshi permend sami lushtakun ne kuvend me krahasoi me dike qe del prej nje shtepie publike 6adf97446ed7b
Lajmi i mëparshëm

Matoshi përmend Sami Lushtakun në Kuvend: Më krahasoi me dikë që del prej një shtëpie publike

arabia saudite rrezon tre drone te hutheve ne zonen e riadit dhe ne jug te vendit 6adf97ddf25c9
Lajmi i radhës

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të Huthëve në zonën e Riadit dhe në jug të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë