qyra 1

Përplasjet në Strugë/ Mendi Qyra arsyeton largimet, Valon Qyra i BDI reagon për padrejtësi ndaj nëpunësve

November 24, 2025
min lexim

Në komunën e Strugës ka shpërthyer debat i ashpër pas largimeve të fundit nga puna.

Kryetari i komunës, Mendi Qyra, thotë se largimet janë rezultat i një problematike shumëvjeçare me punonjës që, sipas tij, “kanë marrë rrogë për vite të tëra pa ardhur në punë”.

Nga ana tjetër, kordinatori i BDI në Strugë, Valon Qyra, i cilëson këto largime si të paarsyeshme dhe të rrezikshme për klimën sociale në qytet.

Ai thotë se deri më tani janë larguar nëntë punonjës, ndërsa pritet që edhe rreth 20 të tjerë të humbin vendet e punës.

Thekson se bëhet fjalë për njerëz me vite përvojë që i kanë shërbyer komunës me ndershmëri, dhe se vendimet po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e familjeve të tyre.

“Largimet e bëra pa arsye të qartë krijojnë frikë, përçarje dhe klimë të rëndë. Institucionet janë për t’i mbështetur qytetarët, jo për t’i lënë pa punë e pa shpresë”, shkroi Valon Qyra.

Sipas tij, paga e komunës për shumë prej këtyre punonjësve është e vetmja e ardhur me të cilën mbajnë familjet. Ai kërkon që vendimet të rishikohen dhe punonjësit të kthehen në detyrë, duke theksuar se “njerëzit nuk janë numra, por prindër dhe familjarë që jetojnë me djersën e tyre të përditshme”.

Nga ana tjetër, kryetari i Strugës, Mendi Qyra, mohon se po bëhen largime të padrejta. Ai thotë se komuna ka një administratë të stërngarkuar dhe me produktivitet të ulët, pikërisht për shkak të punonjësve që nuk paraqiten në vendin e punës.

“Ka punëtorë që nuk kanë ardhur pesë ose gjashtë vjet në punë, dhe rrogën e marrin. Një pjesë e buxhetit shkon për punonjës që punojnë jashtë vendit, ndërsa Komuna e Strugës u paguan rrogat”, deklaroi Qyra.

Ai konfirmoi se largimet e ditëve të fundit lidhen drejtpërdrejt me këtë problematikë dhe se procesi do të vazhdojë:
“Do të vazhdojmë me largimin e punëtorëve që nuk vijnë në punë me muaj dhe me vite. Qytetarët e kërkojnë një gjë të tillë dhe është domosdoshmëri për komunën. Është për keqardhje që opozita mbron punëtorët që nuk kanë ardhur në punë”, u shpreh ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alba perlotet cfare ndodhi me te 6924a152594e8
Lajmi i mëparshëm

Alba përlotet, çfarë ndodhi me të?

levizje tektonike kunder ps gazetari zbulon prapaskenat ja si po fiton terren berisha 6924b3f7571bb
Lajmi i radhës

“Lëvizje tektonike kundër PS”, gazetari zbulon prapaskenat: Ja si po fiton terren Berisha

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë