perplasje ne kuvendin e pare kombetar qytetar protestuesit nuk jemi lajmeruar per kete organizim 6a5b68bb04cf7

Përplasje në “Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”, protestuesit: Nuk jemi lajmëruar për këtë organizim

July 18, 2026
1 minut lexim

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe që në start nuk kanë munguar tensionet.

Persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty.

“Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protesuesve në prapaskenë.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti.

“Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shengjini mbetet destinacioni me i frekuentuar nga shqiptaret e kosoves 6a5b68331be5c
Lajmi i mëparshëm

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

oligarket ruse po nxjerrin kapitalin jashte vendit rritet frika per krize ekonomike 6a5b69187fa30
Lajmi i radhës

Oligarkët rusë po nxjerrin kapitalin jashtë vendit, rritet frika për krizë ekonomike

Të fundit nga

ShkoLartë