perplasje ne click plus per alta banken hoxha i drejtohet nesimit i ke ngaterruar dokumentet 6afb9a96ef8e7

Përplasje në Click Plus për Alta Bankën, Hoxha i drejtohet Nesimit: “I ke ngatërruar dokumentet”

November 17, 2026
1 minut lexim

Alta Banka është bërë temë debati në emisionin “Click Plus” në TV21, ku janë përplasur nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, dhe analisti Florian Nesimi.

Gjatë diskutimit për këtë çështje, Hoxha iu drejtua Nesimit duke i thënë: “I ke ngatërruar dokumentet”.

Arjanit Hoxha: E kuptoj se dikush dëshiron ta defokusojnë opinionin, me vjen keq që VLEN ka marrë këtë rol.

Florian Nesimi: Te informacioni i Qeverisë i datës 6 qershor 2023 nuk shkruan Halk Banka, shkruan Alta Banka

Arjanit Hoxha: Ja zotri Halk Bank e ke.

Florain Nesimi: E kam lexuar.

Arjanit Hoxha: Në atë kohë nuk ka ekzistuar Alta Banka. Unë po ta tregoj ti thua e kam pa.

Florain Nesimi: Aksionet të cilat i kanë takuar Alta Bankës së Serbisë si trashëgimtare e suksecionit të Jugosllavisë, edhe Maqedonisë i ka takuar një pjesë e aksioneve.

Arjanit Hoxha: E keni gabim, i ke ngatërruar dokumentet.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mashtruesit shfrytezojne gta vi per te vjedhur para dhe te dhena nga lojtaret 6afb7fef5171f
Lajmi i mëparshëm

Mashtruesit shfrytëzojnë GTA VI për të vjedhur para dhe të dhëna nga lojtarët

policia ndalon nje veture ne mes te nates ne gjilan tre te rinj kapen me marihuane mes tyre nje 18 vjecare 6afb9b5cdf622
Lajmi i radhës

Policia ndalon një veturë në mes të natës në Gjilan – tre të rinj kapen me marihuanë, mes tyre një 18-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë