Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes pranë Spitalit të Qytetit në Shkup, ku janë përplasur një taksi dhe një motoçikletë e drejtuar nga një dërgues i kompanisë “Wolt”.
Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit “11 Tetori” me rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”. Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda.
Ky është aksidenti i dytë i sotëm në Shkup, ku lëndohet një motoçiklist.
Aksidenti i parë ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Orce Nikollov” dhe “Franklin Ruzvelt”, ku u përplasën një veturë dhe një motoçikletë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të të dy aksidenteve.
Burimi: lajmpress.org



