Arbër Ademi i është kundërpërgjigjur ashpër ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas aludimeve të tij për Ali Ahmetin dhe dëshminë në Hagë.
Ademi e akuzoi Shasivarin se “merret me shqiptarët” dhe përdor, siç pretendon ai, “gjuhën e Tanja Karakamishevës”.
“UÇK-ja bëri luftë të drejtë? Drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm? Nuk e keni dëgjuar dhe nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!”, shkroi Ademi.
Përplasja vjen pas statusit të Shasivarit për pritën e vitit 1998 dhe dëshminë e Ali Ahmetit para Prokurorisë Speciale në vitin 2020.
Burimi: lajmpress.org


