perplasje diplomatike budapest uashington hungaria pretendon perjashtim pa afat nga sanksionet amerikane shtepia e bardhe kundershton 690f9f25d45ab

Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

November 8, 2025
1 minut lexim

Një përplasje diplomatike po zhvillohet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Budapesti pretendon se është përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga sanksionet amerikane që ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, deklaroi sot se kryeministri Viktor Orban është “pajtuar me Presidentin e SHBA-së” për një përjashtim të pacaktuar nga sanksionet energjetike. Ai tha se “nuk ka sanksione për dërgesat e naftës dhe gazit në Hungari për një periudhë të pacaktuar”.

Deklarata e Szijjartos vjen pas takimit që Orban zhvilloi dje në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ku është raportuar se palët kanë diskutuar marrëveshje për blerjen e gazit natyror amerikan.

Megjithatë, burime nga Shtëpia e Bardhë kanë dhënë një version tjetër të marrëveshjes, duke thënë se përjashtimi është vetëm njëvjeçar dhe lidhet me kalimin gradual të Hungarisë drejt burimeve alternative të energjisë.

Kjo mospërputhje ka ngritur pikëpyetje mbi interpretimin e marrëveshjes mes dy vendeve dhe ndikimin e saj në politikën energjetike të BE-së.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërprerja e furnizimit me gaz rus do t’i kushtonte Hungarisë më shumë se 4% të PBB-së, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se 74% e gazit dhe 86% e naftës së përdorur nga Hungaria në vitin 2024 kanë ardhur nga Rusia, pavarësisht thirrjeve të aleatëve për t’i reduktuar këto varësi për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipinet pergatiten per super tajfunin e ri 690f9d739e041
Lajmi i mëparshëm

Filipinet përgatiten për super tajfunin e ri

besnik osmani nga ldk ja permbyll fushaten zgjedhore per fushe kosove 690fa44e954c2
Lajmi i radhës

Besnik Osmani nga LDK-ja përmbyll fushatën zgjedhore për Fushë-Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë