perplasje deklaratash per alta banken ministrja e financave pergenjeshtron guvernatorin slaveski nuk me ka konsultuar askush 6aec8ef6268e9

Përplasje deklaratash për “Alta Bankën”! Ministrja e Financave përgënjeshtron guvernatorin Slaveski: “Nuk më ka konsultuar askush!”

November 5, 2026
1 minut lexim
alt

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka mohuar se është konsultuar nga guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, lidhur me hyrjen e “Alta Bankës” në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut.

Deklarata vjen pasi Slaveski kishte pohuar se, megjithëse Banka Popullore është institucion i pavarur, për këtë çështje kishte zhvilluar bisedime edhe me Qeverinë.

Koçoska theksoi se Ministria e Financave nuk ishte informuar as për negociatat, as për blerësit e mundshëm të Bankës së Manastirit, ndërsa për zhvillimet aktuale rreth “Alta Bankës” kryesisht mëson nga mediat.

Megjithatë, ministrja siguroi se nuk pret destabilizim të sistemit bankar, duke u bërë thirrje depozituesve të qëndrojnë të qetë.

Ajo paralajmëroi takim me guvernatorin Slaveski gjatë ditës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vala e kercenimeve per bomba ne europe ne alarm dy avione greke evakuohen pasagjeret 6aec8ea6d1e4e
Lajmi i mëparshëm

Vala e kërcënimeve për bomba në Europë/ Në alarm dy avionë grekë, evakuohen pasagjerët

edhe gruaja e ardian bujupit reagon per skandalin e grupit ne facebook ku perfshihet banorja e bbvk 5 6aec8ef8b60f2
Lajmi i radhës

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5

Të fundit nga

ShkoLartë