perplasja te enjten ne seance plenare votimi per ballukun pike e pare e rendit te dites pak metra larg kuvendit protesta e pd 69b0700038dc0

‘Përplasja’ të enjten në seancë plenare, votimi për Ballukun pikë e parë e rendit të ditës. Pak metra larg Kuvendit, protesta e PD

March 10, 2026
1 minut lexim

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se kjo pikë do të jetë e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet po në datën 12 mars, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve demokratë që të mblidhen përpara Kuvendit.

Ora e protestës është njoftuar 10:00, e cila përkon me nisjen e seancës plenare.

Thirrjet e Berishës për protestuesit jashtë Kuvendit dhe paradite, ndryshe nga protestat e tjera kombëtare që janë zhvilluar në orët e pasdites, në fokus ka pikërisht votimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reuters rriten cmimet e biletave ajrore per shkak te rritjes se naftes 69b06e204947a
Lajmi i mëparshëm

Reuters: Rriten çmimet e biletave ajrore për shkak të rritjes së naftës

ndalohen ndertimet pa leje ne parqet kombetare bjeshket e nemuna dhe sharri 69b070788fcc9
Lajmi i radhës

Ndalohen ndërtimet pa leje në parqet kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri

Të fundit nga

ShkoLartë