perplasja mes qeverise dhe gjyqesorit pas vendimit per arkat fiskale 6877e3ee074c9

Përplasja mes Qeverisë dhe Gjyqësorit pas vendimit për arkat fiskale

July 16, 2025
min lexim

Përmes një aktgjykimi, Gjykata Supreme e Kosovës e ka bërë të qartë se deputetët e Kuvendit, nuk mund të ushtrojnë edhe pozita në ekzekutiv.

Bazuar në këtë vendim, Supremja të martën e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ për arkat fiskale, meqë ai është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili është edhe deputet.

Për këtë, nga Qeveria e Kosovës thanë se është interpretim i njëanshëm.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj. Kjo përbën një kontradiktë të qartë në arsyetimin e dhënë dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe funksionimit të vazhdueshëm të institucioneve të ekzekutivit”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Të mërkurën, edhe gjykata pati kundërpërgjigje ndaj Qeverisë.

“Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ishte reagimi i gjykatës.

Këtë vendim plotësisht të drejtë e sheh, ish kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Madje Shala tregon se mund të shfuqizohen edhe vendimet ose udhëzimet e tjera të nënshkruara nga ministra me dy pozita.

“Të gjitha udhëzimet apo aktet nënligjore që janë nënshkruar nga ish ministrat që tashmë janë deputetë janë nulë dhe shfuqizohen të gjitha nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Këtu edhe shumë vendime të tjera janë të ndaluara pasi këta veprojnë edhe në kundërshtim me nenet e tjera dhe neni 31 ja ka përcaktuar se Qeveria në detyrë cilat detyra mund të i ushtrojë derisa të zgjedhet qeveria e re, mirëpo këta i kanë tejkalu të gjitha këtu kemi edhe konsumim të veprës penale për shkak që mbajtja e dy detyrave është konflikt interesi”, tha Shala.

Nga ana tjetër, avokati Florim Shefqeti thotë se vendimet e Gjykatës Supreme nuk duhet të komentohen.

Për reagimet e Qeverisë së Kosovës kundrejt Gjykatës Supreme ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Ai thotë se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme.

Për këtë çështje, ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

besir demiri le te tregojme me te miren 6877e3ea961cc
Lajmi i mëparshëm

Besir Demiri: Le të tregojmë më të mirën

google planifikon te bashkoje chromeos dhe android ne nje sistem te vetem operativ 6877e49f0ab9a
Lajmi i radhës

Google planifikon të bashkojë ChromeOS dhe Android në një sistem të vetëm operativ

Të fundit nga

ShkoLartë