perplasja me zogun demton aeroplanin detyrohet te beje ulje emergjente ne madrid 6890d54233349

Përplasja me zogun dëmton aeroplanin, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

August 4, 2025
1 minut lexim

Një aeroplan pasagjerësh Airbus është ulur në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll, raportoi Daily Mail.

Fluturimi IB579 i Iberias, i cili ishte planifikuar të nisej nga Madridi për në Paris këtë pasdite, u detyrua të kthehej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pasi goditi një zog të madh gjatë ngritjes.

Fotot nga aeroporti tregojnë se hunda e aeroplanit ishte dëmtuar rëndë, me një pjesë të materialit në pjesën e përparme që ra plotësisht.

Të dhënat e FlightRadar tregojnë se aeroplani bëri një qark të shkurtër mbi Madrid para se të ulej, pak më shumë se një orë pas ngritjes.

Ndryshe, ky është rasti i fundit në një seri pengesash për industrinë e aviacionit këtë javë, pasi aeroportet kryesore – duke përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham – u detyruan të pezullojnë fluturimet me mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.

Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky gjeni ekstrem thuhet se ka refuzuar nje oferte prej 1 miliard dollaresh nga ceo i meta s mark zuckerberg 6890d505e11cb
Lajmi i mëparshëm

Ky ‘gjeni ekstrem’ thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg

gonxhja kredi pa interes per disa kategori 20 grant per blerjen e baneses 6890da2d9e4bf
Lajmi i radhës

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë