perparim rama prishtina ne mbeshtetje te bizneseve perballe krizes se energjise 68a0ae322416a

Përparim Rama: Prishtina në mbështetje të bizneseve përballë krizës së energjisë

August 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një deklaratë publike duke shprehur mbështetjen e Komunës për bizneset vendore që po përballen me vështirësi pas kalimit në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Rama theksoi se ndërmarrjet, qoftë të mëdha apo të vogla, janë shtylla kurrizore e ekonomisë dhe po përballen me kosto të larta dhe kërcënime për shkëputje nga rrjeti energjetik.

Sipas tij, reformat në këtë sektor mund të jenë të nevojshme për qëndrueshmëri afatgjatë, por mënyra e zbatimit aktual po vendos barrë të padrejtë mbi bizneset.

“Bizneset nuk janë thjesht njësi ekonomike, ato janë punëdhënës, inovatorë dhe ndërtues të komunitetit. Mbijetesa e tyre është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë hapa konkretë, si:

zbatimi i një faze kalimtare drejt tregut të liberalizuar,

pezullimi i kërcënimeve për shkëputje deri në krijimin e një kornize mbështetëse,

si dhe angazhim në dialog të hapur me komunat, odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar veprime të menjëhershme, përfshirë krijimin e një Task Force për Qëndrueshmërinë e Bizneseve, nisma për përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, si dhe lehtësime tatimore dhe grante emergjente për bizneset më të prekura.

“Prishtina nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa bizneset tona rrezikojnë të mbyllen. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme energjetike më të qëndrueshme dhe më të drejtë”, ka theksuar Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbrojtja sociale dhe arsimi shpenzimet kryesore ne
Lajmi i mëparshëm

Mbrojtja sociale dhe arsimi, shpenzimet kryesore në buxhet

keshtu duket nora istrefi pa photoshop 68a0af5e03129
Lajmi i radhës

Kështu duket Nora Istrefi pa “photoshop”

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë