perparim rama i ndan hyjneshen ne fron dafina zeqirit 694d2b761cfab

Përparim Rama i ndan “Hyjneshën në Fron” Dafina Zeqirit

December 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë çmimin “Hyjnesha në Fron”, këngëtares së mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri.

Ky çmim erdhi si mirënjonjohje për kontributin artistik të këngëtares, e cila sonte dhe nesër do të ketë koncertin e saj solistik në kryeqytet “Supernova”.

Pas ndarjes së çmimit, të dytë kanë vazhduar me një konferencë për media ku Rama tha se ajo “stimulon kreativitet, vetëbesim për fëmijët tanë, flet për tema të ndryshme, dashurinë, barazinë, të drejtat e njeriut”.

“Ne i çmojmë gjithmonë gratë sepse ato po na ngrisin nivelin e artit e kulturës dhe në të gjitha sferat”, shtoi Rama.

“Sinqerisht pa juve nuk e di çfarë do të bënim. Faleminderit për kontributin që i jepni gjithmonë artit e muzikës”, tha Zeqiri para mediave, duke falënderuar të parin e kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krishtlindja ne prishtine mesazh per qetesi shpirterore dhe pajtim 694d2a516a8b1
Lajmi i mëparshëm

Krishtlindja në Prishtinë, mesazh për qetësi shpirtërore dhe pajtim

konjufca viziton shkupin tubim i hapur i lvv se ne teatrin shqiptar 694d34f3dca80
Lajmi i radhës

Konjufca viziton Shkupin, tubim i hapur i LVV-së në Teatrin Shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë