perndjek krenar cocajn dhe te dashuren e tij luana vjollca padit gazetarin tozaj sia perton nje pergjigje 6919f9365531a

“Përndjek Krenar Çoçajn dhe të dashurën e tij”, Luana Vjollca padit gazetarin! Tozaj s’ia përton një përgjigje

November 16, 2025
1 minut lexim

Luana Vjollca dhe Elton Tozaj do të përballen në gjyq. Shkak është bërë padia që ka ngritur bukuroshja e ekranit ndaj gazetarit, pas disa deklaratave të këtij të fundit rreth ish-partnerit të moderatores, Krenar Çoçaj dhe partneres aktuale, Endi Demneri.

Elton Tozaj në studion e ‘Zgjohu me MCN’, ka deklaruar se Vjollca i është vënë pas ish të dashurit dhe partneres së tij, teksa përmendi një fluturim drejt Milanos ku të tre ishin në një avion, afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Sipas asaj që raporton Icon Style, menjëherë pas emisionit, Luanca Vjollca ka ngritur padi nëpërmjet avokatit të saj, i cili gjithashtu ka telefonuar gazetarin duke i kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat publike.

Elton Tozaj postoi gjithashtu një status në rrjete sociale ku shkruante: Qesha shumë! Pas intervistës time vipja e radhës Luana më vë avokatin të më marrë në tel. Këto s’kanë guxim të telefonojnë, aq të dhjera janë! Klm dhe së shpejti me listën kush e del nëpër burgje si eskortë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

papa takon yjet e hollywood thirrje kineasteve mos i shmangni temat e dhimbshme te kohes qe kalojme 6919f2e8c82cc
Lajmi i mëparshëm

Papa takon yjet e Hollywood, thirrje kineastëve: Mos i shmangni temat e dhimbshme të kohës që kalojmë

shkup hedhja e mbeturinave pas ores 2200 deri ne 600 te mengjesit do te kushtoje 50 euro gjobe 691a02ba4cb51
Lajmi i radhës

Shkup, hedhja e mbeturinave pas orës 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit do të kushtojë 50 euro gjobë

Të fundit nga

ShkoLartë