Një familje në Tajlandë është shpëtuar në momente kritike ndërsa përmbytjet kishin shkuar deri në lartësinë e çatisë. Të gjendur në një situatë të vështirë ata shkatërruan çatinë në mënyrë që të dilnin nga banesa e përmbytur dhe të pikaseshin nga ekipet e shpëtimit.
Në momentin që dolën me sukses mbi çati, familja prej 5 anëtarësh filluan të valëvitnin rrobat dhe të bërtisnin për ndihmë, derisa ekipet e shpëtimit në anijet që kalonin i vunë re dhe u nxituan drejt tyre.
Përmbytjet e mëdha pas një jave shirash të rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 33 persona në Tajlandë dhe dy në Malajzinë fqinje. Dhjetëra mijëra njerëz kanë jetuar në qendrat e prekura nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit.
“Është një garë me kohën”, tha zëdhënësi i qeverisë tajlandeze Siripong Angkasakulkiat duke shtuar se ekipet e shpëtimit po përdorin dronë për të shpërndarë pako ushqimore për ata që janë të bllokuar.
Burimi: botasot.info


