permbytjet ne fier demtojne fermeret niveli i ujit ne sera arrin ne 2 m kultivuesit apelojne per ndihme po shkojme drejt falimentit 696121c3aaf2c

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, niveli i ujit në sera arrin në 2 m/ Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

January 9, 2026
1 minut lexim

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë.

Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj.

Kjo është situatë e përsëritur thonë fermerët e dëmtuar teksa  pohojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar.

Ata pohojnë të indinjuar, teksa ndodhen në situatë katastrofike , askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e tyre.

Sipas fermerëve dëmet janë të pallogaritshme në një kohë kur ekonomia e tyre familjare është e bazuar te të ardhurat nga kjo kulturë. Ne po përpiqemi të shpëtojmë bimën thonë fermerët , pasi prodhimi është shkatërruar plotësisht teksa njëzëri apelojnë për ndihmë nga shteti pasi në të kundërt do  të shkojnë drejt falimentimit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

real madridi nuk e perjashton shitjen e viniciusit 6961211cc46ed
Lajmi i mëparshëm

Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Viniciusit

energjia elektrike mund te rritet nga prilli paralajmerohen protesta 6961221f82dc4
Lajmi i radhës

​Energjia elektrike mund të rritet nga prilli, paralajmërohen protesta

Të fundit nga

ShkoLartë