permbytjet ne durres proteste para bashkise qytetaret kerkojne demshperblim 69615f54882c7

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

January 9, 2026
1 minut lexim

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor dhe kryebashkiaken Emirjana Sako për mosmarrjen e masave të nevojshme me qëllim shmangien e përmbytjes së qytetit, problem që ndodh sa herë ka reshje shiu të dendura dhe periodike.



Protestuesit kërkojnë vlerësimin e saktë dhe të plotë të dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet dhe menjëherë pas këtij procesi, shpërndarjen e dëmshpërblimit të merituar. Shumë prej tyre pretenduan se nuk kanë marrë ende dëshmpërblimet e humbjeve të shkaktuara nga moti i keq vitin e kaluar, por edhe më parë.

Ndryshe nga tubimi i djeshëm, protestuesit nuk tentuan të hyjnë me forcë në godinën e Bashkisë, duke deklaruar se kjo protestë është paqësore, por vetëm pak minuta më pas filluan të hedhin domate dhe shpërthejnë kapsolla drejt Bashkisë. Për shpërthimin e lëndëve pirotenike Forcat Shqiponja shoqëruan një person, në ndihmë të të cilit, përfaqësues të PD-së u nisën drejt rajonit të policisë.

Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë regjistruar në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjidhja e sakte e divorcit te bill gates ai i dha pothuajse 8 miliarde dollare fondacionit te ish bashkeshortes 69615c24aec69
Lajmi i mëparshëm

Zgjidhja e saktë e divorcit të Bill Gates, ai i dha pothuajse 8 miliardë dollarë fondacionit të ish-bashkëshortes

ishte dite kijameti qytetaret e gjakoves tregojne demet e medha nga vershimet 6961614f49190
Lajmi i radhës

​“Ishte ditë kijameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

Të fundit nga

Frikë për Guendouzin

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre
ShkoLartë