permbytje nga reshjet ekstreme ne veriperendim te shba mijera banore evakuohen 693acc45cc7c7

Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

December 11, 2025
1 minut lexim

Banorët në Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përgatiten për përmbytje masive nga reshjet ekstreme të shiut në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor.

Lumenjtë Skagit dhe Snohomish në Oregon dhe Uashington janë në nivel kritik, dhe autoritetet paralajmërojnë për situatë që mund të përshkallëzohet në katastrofë.

Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën, ndërsa shiu i pandërprerë dhe bora në zonat malore po rrisin rrezikun e përmbytjeve masive. Autoritetet paralajmërojnë se zinxhiri i furnizimit dhe rrjetet e transportit mund të goditen rëndë.

Në Qarkun Skagit, një zonë e njohur bujqësore, është dhënë urdhër i menjëhershëm evakuimi. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit, Robert Ezelle, deklaroi se rreth 75 mijë banorë në zonat e ulëta të lumit Skagit pritet të zhvendosen.

Evakuimet po vijojnë edhe në qytetin Sultan, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar ngritje të shpejtë të nivelit të ujit.

Në Kolumbinë Britanike janë lëshuar urdhra evakuimi për disa komunitete, përfshirë Tulameen dhe Eastgate. Qyteti i Abbotsford njoftoi evakuime urgjente për 371 prona të mërkurën në mbrëmje.

Rrugët që të çojnë drejt Vankuverit janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe rrezikut të ortekëve.

Edhe pse shirat pritet të dobësohen deri të enjten pasdite, autoritetet paralajmërojnë se nivelet e ujit në lumenj do të vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, një tjetër stuhi pritet të godasë rajonin të dielën, duke e mbajtur situatën të paqëndrueshme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria bullgare jep doreheqje pa pritur votimin e mosbesimit 693aca9341dbb
Lajmi i mëparshëm

Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit

kandidati per kreun e spak klodian braho shpalos platformen e tij 693acf5350d99
Lajmi i radhës

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

Të fundit nga

ShkoLartë