permbytje masive ne delvine zona te tera te izoluara pas reshjeve te dendura te shiut gjate nates 691d8fd69fd84

Përmbytje masive në Delvinë, zona të tëra të izoluara pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës

November 19, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona.

Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi.

Punonjësit e bashkisë dhe mjetet e rënda kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugët dhe për të devijuar ujin nga zonat e banuara. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Delvinë ka qenë në terren, duke monitoruar situatën dhe koordinuar ekipet e emergjencës.

Zona të izoluara:

Vana – Banorët janë aktualisht të izoluar për shkak të prurjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve lidhëse.

Lagjja Xhermëhallë – Po ashtu e izoluar, me banorë që raportojnë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dëme të konsiderueshme në banesa.

Qendra e qytetit – Biznese të përmbytura dhe qarkullim pothuajse i pamundur në disa segmente.

Autoritetet pritet të japin një përditësim të ri gjatë orëve të paradites, ndërsa banorëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pa rryme nje pjese e shuto orizares kisella vodes dhe kondoves 691d8dd362821
Lajmi i mëparshëm

Pa rrymë një pjesë e Shuto Orizares, Kisella Vodës dhe Kondovës

trump ia zbulon ne sy ronaldos futbollistin e preferuar te djalit te tij 691d90364fb90
Lajmi i radhës

​Trump ia zbulon në sy Ronaldos futbollistin e preferuar të djalit të tij

Të fundit nga

ShkoLartë