permbytje masive ne brazil mbi 100 komuna nen uje ne jug te vendit evakuohen mijera banore 6a620091e8b46

Përmbytje masive në Brazil/ Mbi 100 komuna nën ujë në jug të vendit, evakuohen mijëra banorë

July 23, 2026
1 minut lexim

Shirat e rrëmbyeshëm të pasuar nga përmbytje të menjëhershme kanë prekur mbi 100 komuna në të gjithë shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul.

Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa banorë në shumë zona janë evakuuar.

Qytete si Lajeado , Estrela , Santa Tereza dhe Encantado janë nën alarm maksimal pasi lumi Taquari kapërceu pragun e tij prej 19 metrash. I vendosur afërsisht 60 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Porto Alegre, lumi Caí doli nga shtrati që prej orëve të para të mëngjesit, duke i detyruar familjet të strehoheshin në strehimore komunale. Në total në të gjithë zonat e prekura janë evakkuar mbi 2 mijë persona

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite dhe kryetarët e bashkive lokale po koordinojnë operacionet e shpëtimit duke përdorur kamionë të rëndë dhe personel emergjence për të nxjerrë familjet e bllokuara nga zonat e përmbytura. Shqetësimi kryesor për menaxherët e emergjencave është rrjedha masive e ujit nga kodrat veriore drejt Porto Alegre, gjë që mund të përkeqësojë përmbytjet në ditët në vijim. Në disa qytete si Paraí dhe Ibirapuitã ka rënë deri në 247 mm shi në pak ditë, duke tejkaluar mesataren historike të të gjithë muajit korrik

Kjo krizë godet një popullsi thellësisht të cenueshme që nuk është rimëkëmbur ende nga përmbytjet katastrofike historike të majit 2024, të cilat morën 184 jetë njerëzish dhe zhvendosën qindra mijëra njerëz.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

asnje bedel apo dikush qe perdor pushtetin sme ndal dot spiropali perplaset me berishen ne kuvend 6a62003172471
Lajmi i mëparshëm

“Asnjë bedel apo dikush që përdor pushtetin s’më ndal dot”, Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend

dafina zeqiri zbulon daten e lansimit te kenges se re 6a62015dee7a8
Lajmi i radhës

Dafina Zeqiri zbulon datën e lansimit të këngës së re

Të fundit nga

Tetovë: Djali rreh babanë 81-vjeçar

Më 22.07.2026 në orën 10:00 në SPB Tetovë, një 81-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se më 20.07.2026 në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga
ShkoLartë