permbytet vendi po demshperblimet ministri vengu asnje nuk do perjashtohet eshte detyrim ligjor 695eee36da8ca

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 8, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Ministri ka njoftuar në ‘Real Story’ se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar.

Ai theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, sipas detyrimeve ligjore, me instrumentat financiarë të gatshëm. Ministri shtoi se nuk ka arsye për të bërë përjashtime në ndihmën ndaj të prekurve.

“Në Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarë të cilët janë evakuuar. Evidencat për bagëtinë dhe gjësende të tjera janë herët akoma.

Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentat financiarë janë të gatshëm. Nuk ka arsye për të bërë përjashtime”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk vazhdimisht e ndjekim situaten cdo veshtiresi qytetaret ta raportojne ne numrin 112 695ee1afa8032
Lajmi i mëparshëm

QMK: Vazhdimisht e ndjekim situatën, çdo vështirësi qytetarët ta raportojnë në numrin 112

francezi fiton ne sllallom nen dritat e reflektoreve ne madonna di campiglio 695eee938a41d
Lajmi i radhës

Francezi fiton në sllallom nën dritat e reflektorëve në Madonna di Campiglio

Të fundit nga

ShkoLartë