perleshje e pergjakshme ne shkup dy turq arrestohen per tentim vrasje 6ad4b7d0dccb8

Përleshje e përgjakshme në Shkup: Dy turq arrestohen për tentim-vrasje

October 18, 2026
1 minut lexim
lic

Dy shtetas turq, të moshës 36 dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për tentim-vrasje, pasi së bashku me një person të tretë kanë sulmuar dy persona me mjet të mprehtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen Karposh, ku dy viktimat, të dy 26-vjeçarë dhe shtetas turq, kanë marrë lëndime nga sulmi. Në banesë ndodheshin edhe dy gra. Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar, por policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë dy prej tyre në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup. Ndaj dy të arrestuarve është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë në rast.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

carshia e vjeter e shkupit ne fokus tradita dhe zejet promovohen permes festivalit 6ad49bad9f00d
Lajmi i mëparshëm

Çarshia e Vjetër e Shkupit në fokus: Tradita dhe zejet promovohen përmes festivalit

Të fundit nga

ShkoLartë