perleshje e frikshme mes turisteve britanike dhe tregtareve turq kaos dhe panik ne rruge 68c02f153a85e

Përleshje e frikshme mes turistëve britanikë dhe tregtarëve turq, kaos dhe panik në rrugë

September 9, 2025
1 minut lexim

Një përleshje me grushte, shkelma dhe objekte të forta, deri edhe çadra të përdorura si armë, shpërtheu midis turistëve britanikë dhe tregtarëve turq të dyqaneve në resortin turistik të Alanyas.

Sipas mediave lokale, përleshja filloi jashtë një butiku në rrugën Ataturk, kur një grup prej gjashtë britanikësh filluan të ziheshin me një shitës që ishte ulur në hyrje të biznesit të tij.

Videoja tregon dyqanxhiun duke rënë përtokë pasi është goditur me grushte dhe shqelma, me kolegët e tij që vrapojnë për ta ndihmuar, shkruan “Protothema”.

Të implikuarit në sherr filluan të qëllonin me shkopinj dhe objekte të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, ndërsa kalimtarët shikonin kaosin që shpalosej në mes të rrugës së ngarkuar.

Sherri përfundoi me grupin e paktë të turistëve që u tërhoq në një hotel aty pranë. Mediat turke raportuan disa të plagosur dhe autoritetet në qytetin e Alanyas vendosën një bllokim tre-ditor të biznesit ku filloi sherri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

isha nen efektin e lendeve narkotike zbardhet deshmia e autorit te dyshuar te perdhunimit ne durres 68c02ea40341d
Lajmi i mëparshëm

“Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të përdhunimit në Durrës

izraeli kryen operacion ne katar sulmon udheheqjen e hamasit 68c030c553295
Lajmi i radhës

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

Të fundit nga

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet
ShkoLartë