perleshja ne komunen e prishtines asamblisti i ldk se zbardh te verteten ja si ndodhi 68d42cc21cf99

Përleshja në Komunën e Prishtinës, asamblisti i LDK-së zbardh “të vërtetën”/ Ja si ndodhi

September 24, 2025
1 minut lexim

Sami Salihu, asamblist i LDK-së, ka reaguar pas raportimeve se ka sulmuar Fehmi Kupinën dhe se ky i fundit ka përfunduar në spital.

Salhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk e ka sulmuar askënd me shishe, por ai u sulmua papritmas dhe ka reaguar në vëtëmbrojtje.

Sipas tij, kamerat në vendin e ngjarjes do të tregojnë të vërtetën dhe ai është i gatshëm të bashkëpunojë me organet hetimore.

“Nuk kam sulmuar askënd me shishe.

Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.

Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje”, ka shkruar Salihu.

Postimi i plotë:

Reagim!

Nuk kam sulmuar askënd me shishe.

Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.

Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.

Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditje e rende per arsenalin 68d42cb4f0084
Lajmi i mëparshëm

Goditje e rëndë për Arsenalin

fotolajm pas mbledhjes me kabinetin qeverises rama ulet ne kafe me ministrat dhe deputetet socialiste 68d42d688d545
Lajmi i radhës

Fotolajm/ Pas mbledhjes me kabinetin qeverisës, Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët socialistë

Të fundit nga

ShkoLartë