perkujtohet azem beqiri kurti e ndali vec vdekja 68aef65056184

Përkujtohet Azem Beqiri, Kurti: E ndali veç vdekja

August 27, 2025
1 minut lexim

Është mbajtur ora përkujtimore kushtuar atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Azem Beqiri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar figurën e Beqirit si personalitet që gjithmonë ka gjetur rrugë për të shtrirë veprimtarinë atdhetare.

“Ka shkruar tekstin e një vargu ‘Për një flamur shqiptar’ e pastaj ka angazhuar një person që ta ngrisë atë flamur në fshatin Letancë dhe i ndihmuar nga Vezir Ukaj që të përshkruaj dhe shumëzoj programin e organizatës ilegale”, ka thënë ai.

“Aktakuza e tyre tregon edhe vendosmërinë e tyre por edhe frikën e okupatorit të atëhershëm ndaj LRBSH-së, ku udhëhiqej nga Adem Demaçi e që ishte shumë aktiv Azem Beqiri”, ka shtuar Kurti, duke lexuar aktakuzën e autoriteteve serbe ndaj veprimtarisë atdhetare të Beqirit.

“Azem Beqirin i cili e vazhdoi shoqërimin e angazhimin me bacë Demaçin ka mundur ta ndalë vetëm një gjë, vdekja e cila e mori në vitin 2005”, përfundoi kryeministri në detyrë.

Beqiri njihet për veprimtaritë e tij atdhetare dhe bashkëpunimin e tij me figura si Zeqir Gërvalla, Adem Demaçi dhe të tjerë, duke qenë pjesë e lëvizjeve për bashkimin kombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirane kishin pershtatur dy ambiente per lojera fati procedohen penalisht 4 kineze 68aef43392fa6
Lajmi i mëparshëm

Tiranë/ Kishin përshtatur dy ambiente për lojëra fati, procedohen penalisht 4 kinezë

3 shenjat e horoskopit qe do te perjetojne ndryshime te medha gjate muajit shtator 68aef772c7272
Lajmi i radhës

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator

Të fundit nga

ShkoLartë