perkujtimi i holokaustit spiropali shpetimi i hebrenjve maja morale e historise 69788d952637a

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

January 27, 2026
min lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat”.  Ceremonia nisi në oborrin e pasëm të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë.



Spiropali risolli në vëmendje fjalën e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.

“Dje, në seancën historike të mbajtur në Knesset, Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e të gjithëve shembullin e jashtëzakonshëm të dritës shqiptare gjatë kapitullit më të errët të njerëzimit, Holokaustit. ‘Arin po, hebrenjtë jo’, ishte në vitin 1943, përgjigja e dhënë përballë ultimatumit të Gjermanisë Naziste, nga populli dhe autoritetet shqiptare. Shqipëria, ishte i vetmi vend në Europë, që përfundoi luftën me 15-fish më shumë hebrenj nga sa e nisi. Në një kohë kur edhe vende shumë më të pasura e të ashtuquajtura më të qytetëruara ranë pre e një flame totalitare që i zhveshi nga kodet njerëzore e morale, Shqipëria pikërisht në kodin e saj moral gjeti forcën për të mbrojtur të ndryshmin dhe për të nderuar jetën. Ne jemi krenarë për këtë majë morale që meriton të dëshmohet kudo, por që nuk është e vetmja në historinë tonë të strehimit dhe mbrojtjes së të huajve e të njerëzve në nevojë”, tha Spiropali.

Sipas Ministres së Jashtme, “orientimi ynë i drejtë, qasja jonë parimore dhe kontributi përtej madhësisë së vendit e numrit të popullsisë në politikën tonë të jashtme, e organizmat ndërkombëtarë e ka bërë Shqipërinë një partner e aleat të vlerësuar e të besueshëm”.

“Shqipëria vendosi t’i bashkohet Kartës së Bordit të Paqes së Presidentit Trump përmes pjesëmarrjes së Kryeministrit Rama. Si një vend që dalë nga errësira e totalitarizmit, me një vëllazëri fetare shembullore dhe pa çarje etnike, Shqipëria ka ç’i dëshmon e ofron botës edhe në këtë format me qëllime fisnike për zgjidhjen e konflikteve të vjetra e të reja. Duke nisur nga Gaza, në një vend e rajon që ka vuajtur shumë nga ekstremizmi, ideologjitë e urrejtjes, terrorizmi e lufta, e ku paqja e qëndrueshme, pajtimi e rindërtimi duhet të jenë zgjidhje e vetme për izraelitët, palestinezët e të gjithë popujt e Lindjes së Mesme. Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme, ku konfliktet e vjetra në vend të shuhen po intensifikohen, Shqipëria i ka qëndruar dhe do i qëndrojë busullës së saj morale dhe vlerave universale që na bashkojnë”, nënvijëzoi Spiropali.

Në ceremoni u publikua edhe një videomesazh i posaçëm nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili theksoi se “historia unike e Shqipërisë qëndron sot si një shembull morali dhe guximi për mbarë botën.”

“Gjatë Holokaustit, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës hebrenjtë deportoheshin drejt kampeve të vdekjes, populli shqiptar u ngrit për t’i mbrojtur ata, në emër të kodit të tij të nderit, Besës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua vdekjes. Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët ku popullsia hebre, jo vetëm që mbijetoi, por u shtua ne numër gjatë Holokaustit. Kjo është një e vërtetë që nuk do të harrohet kurrë. Populli hebre dhe Shteti i Izraelit do të jenë gjithmonë mirënjohës për guximin tuaj, për shpëtimin e hebrenjve dhe për zgjedhjen e anës së drejtë të historisë. Ne e vlerësojmë thellësisht guximin moral të Shqipërisë edhe sot dhe çmojmë miqësinë e fortë si dhe udhëheqjen morale të Kryeministrit Edi Rama. Zonja dhe zotërinj, ne nuk duhet të harrojmë kurrë gjashtë milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj që u vranë gjatë Holokaustit. Kurrë më”, deklaroi Ministri Sa’ar.

Në ceremoni morën pjesë nxënësit e Shkollës Gjermane “Refik Veseli” në Berlin dhe të Gjimnazit “Sami Frashëri”,  të cilët vendosën në “Pemën e Kujtesës” mesazhe simbolike si shprehje e angazhimit të brezit të ri për ta kthyer kujtesën në veprim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video tallja e starmer ndaj macron ai mbante syze te erreta dhe fliste frengjisht 69788a8d14665
Lajmi i mëparshëm

Video/ Tallja e Starmer ndaj Macron: Ai mbante syze të errëta dhe fliste frëngjisht

pas dy dekadash ne arrati kapet besim sherifi si ndodhi rasti tragjik ne kopanice me kater vrasje 69788e649ce1f
Lajmi i radhës

Pas dy dekadash në arrati, kapet Besim Sherifi, si ndodhi rasti tragjik në Kopanicë me katër vrasje

Të fundit nga

Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të madh të ujit në rrugë. Sipas njoftimit, mbyllja është
ShkoLartë