perkrahje e madhe per daut memishin ne tearce 68e2ba792ea24

Përkrahje e madhe për Daut Memishin në Tearcë!

October 5, 2025
1 minut lexim

Tearca sot tregoi qartë vullnetin e saj politik, përkrahje e jashtëzakonshme për kandidatin e Koalicionit VLEN, Daut Memishi. Qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për vizionin e ndryshimit dhe zhvillimit që po sjell ky koalicion.

Atmosfera ishte mbresëlënëse, me energji, entuziazëm dhe besim se VLEN është forca që do ta çojë Tearcën drejt një të ardhme më të mirë. Banorët e komunës e vlerësuan Daut Memishin për qasjen e tij të afërt me njerëzit, përkushtimin ndaj punës dhe projektet konkrete që synojnë zhvillimin lokal.

“VLEN sepse punon, VLEN sepse dëgjon, VLEN sepse sjell ndryshim,” u dëgjua shpesh nga përkrahësit gjatë tubimit.

Fushata në Tearcë po merr gjithnjë e më shumë vrull, ndërsa qytetarët po bashkohen rreth mesazhit të Koalicionit VLEN dhe kandidatit të tyre, Daut Memishi.
Tearca është me Dautin – sepse ndryshimi VLEN!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shehu premton ndertimin e palestres moderne sportive ne mandatin e dyte 68e2b534414cd
Lajmi i mëparshëm

Shehu premton ndërtimin e palestrës moderne sportive në mandatin e dytë

mexhiti ne prezantimin e master planit cairi do te kete plan zhvillimi per dekadat e ardhshme 68e2c7916fac6
Lajmi i radhës

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë