perkeqesohet situata te arrat e gurres ndalohet cdo levizje izolohet plotesisht aksi librazhd prrenjas 699a3d550ee33

Përkeqësohet situata te Arrat e Gurrës, ndalohet çdo lëvizje. Izolohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas

February 22, 2026
1 minut lexim

Situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00 autoritetet ndaluan fillimisht lëvizjen e automjeteve dhe më pas edhe qarkullimin e këmbësorëve, si dhe të mjeteve të emergjencës, zjarrfikëse, polici e ambulanca, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të identifikuar zonat e dëmtuara në errësirë.

Shërbimet emergjente po devijohen përmes rrugës alternative nga fshatrat Spathar dhe Dardhë. Ndërkohë, po punohet gjatë natës për hapjen e një bypass-i të përkohshëm në segmentin e dëmtuar të rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin, me synim rikthimin e qarkullimit.

Zona mbetet e izoluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës konsiderohet i lartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zhytesit nxjerrin trupat e shtate turisteve kineze dhe te nje rusi nga nje liqen ne siberi 699a3c8a2cace
Lajmi i mëparshëm

Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të një rusi nga një liqen në Siberi

gati gjysma e gjuheve qe fliten neper bote drejt zhdukjes cilat jane me ne rrezik 699a3d70f0848
Lajmi i radhës

Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë