perjashtimet nga seancat plenare deputetet e pd padi ne gjykaten administrative te tiranes kerkojne 69da4de1b8ed3

Përjashtimet nga seancat plenare/ Deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, kërkojnë…

April 11, 2026
1 minut lexim

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës në Parlament i janë drejtuar gjykatës administrative, prej së cilës kërkojnë shfuqizimin e vendimit që i përjashtoi për dy muaj nga punimet e Kuvendit.

Si paditës rezultojnë deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka dhe Klevis Balliu, të përjashtuar më herët nga punimet e Kuvendit për një afat prej gati dy muajsh.

Disa herë deputetët e PD-së janë përjashtuar gjatë punimeve të parlamentit të kësaj legjislature për flakadanë, prishje të seancës dhe përplasje me oficerët e Gardës dhe hedhje të sendeve në drejtim të kryetarit të Kuvendit.

Kjo është hera e parë që, pas ndëshkimit administrativ nga Kuvendi, deputetët i drejtohen gjykatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjykata e apelit e kthen ne rigjykim rastin brezovica i 69da4cf91513f
Lajmi i mëparshëm

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

sabrina carpenter ndryshon pamjen per setin fotografik te revistes perfect 69da4f8233bfb
Lajmi i radhës

Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect”

Të fundit nga

ShkoLartë