pergjimet qe fundosen ballukun jorida tabaku gjithcka vendoset me mesazhe buxheti eshte grabitur 6922d5d69e314

Përgjimet që fundosën Ballukun, Jorida Tabaku: Gjithçka vendoset me mesazhe, buxheti është grabitur!

November 23, 2025
min lexim

Në një kohë kur janë bërë publike përgjimet që kanë fundosur Belinda Ballukun, tashmë të pezulluar nga detyra, deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se kjo është “qeveria e të pandehurve”.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thekson se Shqipëria është përballur me një sistem të strukturuar për të ndarë tendera, koncesione dhe asete publike brenda një rrethi të ngushtë biznesesh dhe zyrtarësh.

Ajo thekson se kriteret e tenderave ekzistonin vetëm në letër, ligjet nuk zbatoheshin, dhe vendimet qeveritare hartoheshin brenda zyrave të bizneseve të lidhura me pushtetin.

“Mjafton të shohim buxhetin ku çikërimat e vitit shkojnë për pensionet që janë më të uëltat në rajon, ku rroga e shqiptarëve dhe të ardhurat e tyre shpenzojnë 40% për ushqimet bazike ndërsa torta e madhe e 7 mld euro buxhet shkon për konçesionet që vendosen me mesazhe. Kjo është pandershmëria e një sistemi që e ka shteruar, ligështuar dhe përçudnuar vendin. Një sistem kaq i pandershëm sa buxhetet fryhen, koncesionet rriten por qytetari mbetet në margjinat e tij.  Ky moçal duhet tharë jo për interesin e një force politike por për interesin e shqiptarëve. Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut

Qeveria e të pandehurve!

Ditë pas dite po zbulohen fakte të një sistemi të korruptuar, të ngritur me kujdes për të ndarë tendera, favore, koncesione dhe asete publike brenda një rrethi të ngushtë. Një sistem që ka përqendruar pasurinë në pak duar dhe ka trajtuar fondet publike si pronë private, duke vepruar sipas parimit: “sepse kështu dua unë”.

Ky ishte një realitet i njohur për këdo që është përballur me shtetin: kriteret e tenderave ekzistonin vetëm në letër; ligjet, megjithëse të mira, nuk zbatoheshin; ndërsa vendimet e qeverisë hartoheshin në zyrat e bizneseve të lidhura me pushtetin.

Ky sistem, ditë pas dite, ka asgjësuar konkurrencën, ka nxjerrë nga tregu bizneset e ndershme dhe ka detyruar të rinjtë të largohen jashtë vendit. Në një vend ku gjithçka vendoset me mesazhe, puna e ndershme nuk vlerësohet dhe buxheti i shtetit është grabitur në mënyrë të vazhdueshme përmes ligjeve të posaçme që favorizojnë vetëm klientelën pranë qeverisë.

Sot jemi përballë një realiteti të hidhur: një qeveri ku pothuajse çdo zyrtar dhe ish-zyrtar është nën hetim; një administratë ku fondet e shtetit nuk shpenzohen më, sepse çdo firmë është objekt hetimi; një vend i ndarë me copa dhe me interesat publike të paralizuara ku interesi i shqiptarëve është i fundit.

Mjafton të shohim buxhetin ku çikërimat e vitit shkojnë për pensionet që janë më të uëltat në rajon, ku rroga e shqiptarëve dhe të ardhurat e tyre shpenzojnë 40% për ushqimet bazike ndërsa torta e madhe e 7 mld euro buxhet shkon për konçesionet që vendosen me mesazhe.

Kjo është pandershmëria e një sistemi që e ka shteruar, ligështuar dhe përçudnuar vendin. Një sistem kaq i pandershëm sa buxhetet fryhen, koncesionet rriten por qytetari mbetet në margjinat e tij.

Ky moçal duhet tharë jo për interesin e një force politike por për interesin e shqiptarëve. Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve.

Qeveria e të pandehurve nuk mund të vazhdojë të qëndrojë. Është koha t’i hapet rruga një ndryshimi të vërtetë një Shqipërie ndryshe, një Shqipërie europiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kader shkruan per alaudinin pas kritikave qe mori pas perfundimit te prime it 6922c33209b08
Lajmi i mëparshëm

Kader shkruan për Alaudinin pas kritikave që mori pas përfundimit të ‘Prime-it’

gjiganti italian synon transferimin e emiliano martinez 6922d63b62ac9
Lajmi i radhës

Gjiganti italian synon transferimin e Emiliano Martínez

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë