pergjigje negative per guroren ne stracince ministri mexhiti siguron banoret do te nise procedura per marrjen e koncesionit 68cee4f324dbe

“Përgjigje negative për guroren në Straçincë”! Ministri Mexhiti siguron banorët: Do të nisë procedura për marrjen e koncesionit

September 20, 2025
1 minut lexim

Ata që po përpiqen të hapin gurore në Straçincë, të hënën do të marrin përgjigje negative nga Ministria e Mjedisit Jetësor, siguron ministri Izet Mexhiti. Ai madje tha se koncesioni do të anulohet dhe procedura për këtë tanimë ka filluar.

“Ata kanë dalë të punojnë aty pa lejen kategori B, e cila merret në Ministrinë e Ekologjisë dhe do u informoj, shfrytëzoj rastin që të hënën jo që do të marrin leje por leja do të jetë negative nga ministria të cilën e udhëheq unë dhe po ashtu i siguroj që jemi në një vijë me banorët e Straçincës. Tashmë është filluar procedura për shfuqizimin e këtij koncesioni, sepse ka një rregull nëse nuk punohet 2-3 vite, këtu ka 7-8 vite që nuk punohet fare dhe të gjithë banorët janë kundër të Straçincës me arsye me argumente kështu që do e fillojmë procedurën për marrjen e këtij koncesioni”, tha Mexhiti.

Banorët e Straçincës dje u shprehen të revoltuar për kompaninë e cila synon të hapë gurore 300 metra vijë ajrore mbi fshat. Për TV21 treguan se kompania kishte vendosur mjete shpërthyese dhe druanin se shpërthimet mund të shkaktojnë dëme materiale të objekteve.

“Ne shpresojmë se ai ekip që i ka vendosur ato mina të vijë dhe t’i tërheq, sikur i ka vendosur t’i tërheqin dhe lajmet e fundit ne çfarë mendojmë dhe i kemi se në qeveri veçse është lënda prej ministrisë së energjetikës që asaj kompanisë t’i merret koncesioni”, tha ky banor i Straçincës.

“Ky dëm do të jetë dëm për të gjithë popullin këtu, e kap edhe Haraçinën, Bërnjancën, Stajkovcin, Creshovën, Vinicën, diku 20-30 mijë banorë do t’i shohin dëmin asaj”, tha një tjetër banor i Straçincës.

Ka mbi 10 vite që ka përpjekje të nisë me punë kjo gurore në këtë fshat mbi Shkup. Në përpjekjen e mëparshme, punët u patën ndërprerë pas reagimeve të ashpra të banorëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vmro dpmne filipce ska te drejte te flase per pergjegjesi ai vete nuk dha llogari per zjarrin ne tetove 68cee4519b714
Lajmi i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Filipçe s’ka të drejtë të flasë për përgjegjësi, ai vetë nuk dha llogari për zjarrin në Tetovë

pamje nga vendngjarja aksident tragjik ne shkoder humbin jeten babe e bir 68cee6568d549
Lajmi i radhës

Pamje nga vendngjarja/ Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

Të fundit nga

ShkoLartë