pergatitjet per samitin e diaspores balla priti ne kuvend besmir rrjollin ze aktiv i komunitetit shqiptar ne milano 6974e7390783f

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në Kuvendin e Shqipërisë Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.

Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për Samitin e Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill, si dhe mbi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në fokus të bisedës ishin çështjet që lidhen me ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës kombëtare dhe rritjen e përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për të thelluar dialogun me diasporën dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e ka buke me djathe xhodi per keijsin shitet per klikime nuk ka asnje vlere 6974d4930f76a
Lajmi i mëparshëm

“E ka bukë me djathë…”/ Xhodi për Keijsin: Shitet për klikime, nuk ka asnjë vlerë…

prishtina apo drita 6974e796c5a83
Lajmi i radhës

Prishtina apo Drita?

Të fundit nga

ShkoLartë