perfunduan bisedimet trepaleshe shefi delegacionit ukrainas thote se u sqaruan disa ceshtje me ruset 69959f4ce6747

Përfunduan bisedimet trepalëshe, shefi delegacionit ukrainas thotë se u sqaruan disa çështje me rusët

February 18, 2026
1 minut lexim

Bisedimet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë kanë përfunduar.

Një zyrtar ukrainas konfirmoi se takimi zgjati rreth dy orë.

Pas përfundimit të bisedimeve trilaterale, Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas në Zvicër, u shpreh se negociatat ishin përmbajtësore dhe disa çështje u sqaruan, shkruan skynews.

Ai shtoi se kishte pasur përparim dhe se qëllimi i Ukrainës mbetet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka dhënë më shumë detaje rreth pozicionit të Ukrainës pas raundit të dytë të bisedimeve. Presidenti ukrainas tha se po punon me delegacionin për “t’i afruar paqen e vërtetë”.

“Prioritet janë garancitë e sigurisë për Ukrainën. Përfaqësuesit ukrainas kanë udhëzime të qarta për çdo aspekt të negociatave,” shtoi ai. Ai gjithashtu deklaroi se pret një raport të detajuar pas përfundimit të të gjitha takimeve.

Bisedimet trepalëshe pritet të vazhdojnë për të dhënë fund luftës që nisi në vitin 2023, kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

befason 69959e8db0eed
Lajmi i mëparshëm

Befason

shembet segmenti rrugor prej 20 metrash ne usoje te mallakastres 6995a03490868
Lajmi i radhës

Shembet segmenti rrugor prej 20 metrash në Usojë të Mallakastrës

Të fundit nga

Befason

Një mesazh në “Instagram” ndryshoi jetën e Ashleigh Nelson në verën e vitit 2024. Atletja britanike, e cila kishte fituar medaljen e argjendtë botërore në stafetën 4×100 në Doha dhe medaljen e
ShkoLartë