perfundon shtypja e fletevotimeve per zgjedhjet e 12 tetorit gjate dites do te arrijne ne kosove 68de80858f9ba

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

October 2, 2025
1 minut lexim

Është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë, ka njoftuar sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë “Cetis” në Cele të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së, raporton KosovaPress.

Gjithashtu janë shtypur broshurat e kandidatëve të zgjedhjeve lokale, të cilat do të shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve do të shtypen gjithsej 3 milionë e 600 mijë e 820 fletëvotime, nga të cilat 1 milion e 800 mijë e 410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat.

Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.

Sipas të dhënave të Listës Votuese 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2.625 vendvotime prej të cilave 910 qendra të votimit me 2.571 vendvotime të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 qendra të votimit me gjithsej 54 vendvotime për votimin me kusht. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greenwood magjeps 68de8076cd15d
Lajmi i mëparshëm

Greenwood magjeps

banesa u perfshi nga flaket humb jeten nga asfiksia 42 vjecarja ne durres 68de8124e0c2d
Lajmi i radhës

Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë