perfundon seanca per popoviqin ende nuk dihet nese deportohet apo i vazhdohet paraburgimi 687d29d7a6b0a

Përfundon seanca për Popoviqin, ende nuk dihet nëse deportohet apo i vazhdohet paraburgimi

July 20, 2025
1 minut lexim

Ka përfunduar seanca fillestare për Igor Popoviqin, zëvendësdrejtortin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Deri tani Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka dalë me një vendim nëse të njëjtit do t’i vazhdohet paraburgimi apo do të depërtohet nga Kosova për në Serbi.

Popoviq ishte në paraburgim për 48 orë pasi u arrestua për një deklaratë të tijën nxitëse në Hoçë të Rahovecit.

“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit, raporton Klan Kosova.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për këtë çështje duke thënë se zyrtari i lartë i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe do ta marrë dënimin e merituar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

portieri shqiptar mund ti bashkohet skuadres tjeter te bundesliges gjermane 687d29d49b907
Lajmi i mëparshëm

Portieri shqiptar mund ti bashkohet skuadrës tjetër të Bundesligës gjermane

foshnja lindi 6 jave para kohe dhe mbahej ne jete nga aparaturat por gjen vdekjen pasi nje 6 vjecar e hodhi ne dysheme 687d2b007e929
Lajmi i radhës

Foshnja lindi 6 javë para kohe dhe mbahej në jetë nga aparaturat, por gjen vdekjen pasi një 6-vjeçar e hodhi në dysheme

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë