perfundon punimet asambleja e dyte e sepca s nen presidencen e policise se shtetit shqiptar 6941b4fcb2600

Përfundon punimet Asambleja e Dytë e SEPCA-s, nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar

December 16, 2025
min lexim

Asambleja e Dytë e SEPCA-s e mbajtur në Vlorë, nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar, me prezencën e drejtorëve të policive të Evropës Juglindore, përfundoi sot punimet.

Krerët e policive të Evropës Juglindore u dakordësuan mbi rolin dhe rëndësinë e konsoliduar që tashmë SEPCA ka kundër krimit të organizuar me shtrirje ndërkombëtare. Ata shprehën angazhimin e tyre maksimal për të kontribuar që ky rol të rritet dhe SEPCA të arrijë rezultate edhe më impaktuese në betejat kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe emigrimit të kundërligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre gjatë këtij viti të presidencës së Policisë së Shtetit shqiptar.

Ai theksoi se angazhimi i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në funksion të misionit të SEPCA-s, nuk mbyllet me mbarimin e detyrës honorifike; përkundrazi, do të përforcohet, për të garantuar një partneritet të barabartë dhe profesional.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i pranishëm për të dytën herë, me rolin e vëzhguesit, garantoi se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet operacionale dhe organizative për të qenë tashmë pjesë integrale dhe e barabartë e SEPCA-s.

Gjithashtu, Proda, gjatë momentit ceremonial të dorëzimit të presidencës së SEPCA-s Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, theksoi nevojën reale që SEPCA ka për të pranuar Policinë e Kosovës si anëtare të saj me të drejta të plota.

Më tej, Proda u shpreh se vetëm duke funksionuar si një organizëm i vetëm, pa barriera dhe pa ndasi, mund të fitohen betejat kundër krimit rajonal dhe, më gjerë, kundër atij ndërkombëtar.

Gjatë Asamblesë së Dytë me prezencën e drejtorëve të policive të Evropës Juglindore, u diskutuan çështje të rëndësishme si: gjendja aktuale, drejtimet e së ardhmes dhe roli i SEPCA-s në lidhje me situatën e migracionit të parregullt; lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal; lufta kundër trafikimit të drogave të forta; synimi i SEPCA-s që të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm për flukse të mundshme të larta të migracionit të parregullt; përfitimet nga informacioni i ndërsjellë dhe analizat e përbashkëta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veprimi i fundit i elhaides tregon se gjerat mund te mos jene aq mire me ledianin 6941a27e68f33
Lajmi i mëparshëm

Veprimi i fundit i Elhaidës tregon se gjërat mund të mos jenë aq mirë me Ledianin

nuk perjashtohet mundesia qe inter te nderhyje ne afatin kalimtar 6941b5737f2ac
Lajmi i radhës

Nuk përjashtohet mundësia që Inter të ndërhyjë në afatin kalimtar

Të fundit nga

ShkoLartë