Është mbyllur protesta e 53-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që kanë përfunduar marshimin në Tiranë duke bërë thirrje për një tjetër tubim ditën e nesërme para Parlamentit.
Në përfundim të protestës, organizatorët kanë ftuar qytetarët që të mblidhen sërish më 23 korrik, ditën kur Kuvendi zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion, përpara pushimit veror dhe rikthimit në shtator.
Nga podiumi i protestës, organizatorët njoftuan se tubimi do të nisë në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 është parashikuar nisja e seancës plenare.
“Nesër më shumë!” dhe “Nesër n’Parlament”, ishte thirrja e fundit e qytetarëve që mbyllën marshimin para kryeministrisë, ku si çdo ditë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi: botasot.info


