perfundon numerimi i votave me poste ne prishtine ky eshte rezultati 68f697d1017ff

​Përfundon numërimi i votave me postë në Prishtinë, ky është rezultati

October 20, 2025
1 minut lexim

Sonte ka përfunduar numërimi i votave me postë në kandidatët për kryetar të Prishtinës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së të publikuara në orën 21:35 minuta, kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Vetëvendosje Hajrullah Ceku ka marrë 55.38 për qind të votave të diasporës ose 571 vota.

Kurse, kandidati tjetër për kryetar nga LDK-ja, Përparim Rama ka marr 26.67 për qind të votave me postë ose 275 vota.

Uran Ismaili nga PDK-ja ka marrë nga votat me postë 11. 93 për qind ose 123 vota.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Përparim Rama prin në Prishtinë me 33.79 për qind të votave, kurse pas tij renditet Hajrulla Çeku me 33.01 për qind të votave.

Gara për balotazh mes këtyre dy kandidatëve zhvillohet më 9 nëntor. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bie cmimi global i naftes 68f690f3e5daa
Lajmi i mëparshëm

Bie çmimi global i naftës

buze vjeshte gati per trendin e ri 68f698f2e8c7f
Lajmi i radhës

Buzë vjeshte, gati për trendin e ri?

Të fundit nga

ShkoLartë