perfundon misioni njevjecar i njesise beneluks i kfor it ne kosove 69d11283239f5

Përfundon misioni njëvjeçar i njësisë Beneluks i KFOR-it në Kosovë

April 4, 2026
1 minut lexim

KFOR ka njoftuar se forcat nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që përbëjnë njësinë Benelux të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) në kuadër të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar misionin e tyre njëvjeçar.

“Gjatë vendosjes, njësia, që përdorte sistemin ajror pa pilot (UAS) “X-300 Integrator”, kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetit operacional në të gjithë rajonin, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njoftoi NATO-s përmes faqes së tyre në Facebook.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një ambient të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në këtë drejtim, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre si reagues të sigurisë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mashtrim kompjuterik ndaj nje kompanie nga vrapcishti humben mbi 13 mije euro permes nderhyrjes ne email 69d10050ba01b
Lajmi i mëparshëm

Mashtrim kompjuterik ndaj një kompanie nga Vrapçishti – humben mbi 13 mijë euro përmes ndërhyrjes në email

zgjatet hetimi i vrasjes se gjyqtarit astrit kalaja prokuroria kerkon 3 muaj me shume kohe per dosjen 69d1136179097
Lajmi i radhës

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Të fundit nga

ShkoLartë