perfundon me sukses projekti infrastrukturore ne rrugen dizhon 17 ne cair 6869133577d99

Përfundon me sukses projekti infrastrukturore në rrugën “Dizhon 17” në Çair

July 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 korrik – Komuna e Çairit ka përmbyllur me sukses një tjetër projekt të rëndësishëm në fushën e infrastrukturës bazike, me realizimin e asfaltimit në rrugën “Dizhon 17”, që shënon fazën përfundimtare të ndërhyrjes së planifikuar.

Ky projekt, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshiu ndërtimin e një rrjeti të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, si dhe përgatitjet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, që do të garantojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë për 35 amvisëri në këtë zonë.

Punimet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve teknike dhe afateve të planifikuara, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe në ndërtimin e një infrastrukture moderne, funksionale dhe të qëndrueshme.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në vazhdimin e investimeve publike që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke realizuar projekte konkrete dhe afatgjata në çdo lagje të territorit të saj.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania planifikon perforcim te madh ushtarak do te bleje armatim ne vlere te 25 miliarde eurove 68691028d4fe2
Lajmi i mëparshëm

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

mpb ja me apel zjarret shkaterrojne natyren dhe rrezikojne jeten 686916f4d7af9
Lajmi i radhës

MPB-ja me apel: Zjarret shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën

Të fundit nga

ShkoLartë