perfundon mbledhja e keshillit te mandateve taulant balla nuk ka nje vendim ne kuvend me dy raporte 699c70043910c

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Taulant Balla: Nuk ka një vendim, në Kuvend me dy raporte

February 23, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve të Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se nuk ka një vendim mbi kërkesën e SPAK.

Ai theksoi se në Kuvend do të shkohet me dy raporte.

“Ka qenë një proces shumë i mirë ku jo pa arsye po me arsye të plota, kuvendi, ka marrë kohën  nevojshme sa kohë që në këtë provës u përfshi dhe Gjykata Kushtetuese. Sot ka dalë në pah se SPAK pati pezulluar shqyrtimin e pezullimit se po shprehej Gjykata Kushtetuese.

Pyetjet e të gjithë deputetëve ndaj palëve të përfaqësues, dhe SPAK dehe avokatëve, mendoj që kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementin të kushtetutës, prezumimit të pafajësisë.

Në përfundim të këtij procesi, duke qemë se pala tjetër e kishin marrë vendimin para se të bëhej shqyrtimi, ndërkohë që në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve, kam informuar këshillin e mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar.

Do të kemi një informim nga ana ime dhe anëtarët e tjerë në një nga mbledhjet e para të mbledhjes së grupit. Pas atij komunikimi, grupi parlamentar i PS, në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu Ulsi Manja të ketë hartuar raportin në emër të pesëshes tonë. Masa e pezullimit besoj se është mjaftueshëm”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ukraina thote se ka rimarre kontrollin e 400 kilometrave katrore territor 699c6f0a38e93
Lajmi i mëparshëm

Ukraina thotë se ka rimarrë kontrollin e 400 kilometrave katrorë territor

gjykimi i thacit dhe te tjereve pritet aktgjykimi brenda tre deri pese muajsh 699c7007ca0bc
Lajmi i radhës

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, pritet aktgjykimi brenda tre deri pesë muajsh

Të fundit nga

ShkoLartë