perfundon marrja ne pyetje artan grubi del nga prokuroria 699c9dc07950b

Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

February 23, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-zv.kryeministrit Artan Grubi, i cili sot në mëngjes u dorëzua para autoriteteve policore.
Pas marrjes në pyetje, Grubi është dërguar në burg, pasi ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.

Grubi nga pika kufitare Bllacë u mor menjëherë në paraburgim. Ai ishte në arrati për një vit e dy muaj.

Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.

Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

iu zbuluan lidhjet me jeffrey epstein arrestohet ish ambasadori britanik ne shba 699c97dce4184
Lajmi i mëparshëm

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

pas festes madheshtore rihanna zgjedh nje mbremje te thjeshte ne giorgio baldi 699c9ff582857
Lajmi i radhës

Pas festës madhështore, Rihanna zgjedh një mbrëmje të thjeshtë në Giorgio Baldi

Të fundit nga

Maignani e refuzoi Juventusin

Portieri i Milanit, Mike Maignan, thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Juventus, pavarësisht se bardhezinjtë i propozuan një pagë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht në Milano. Eksperti i
ShkoLartë