perfundon aventura e brikena selmanit ne miss grand international 2025 68f3a191df725

Përfundon aventura e Brikena Selmanit në “Miss Grand International 2025”

October 18, 2025
1 minut lexim

Sot është mbajtur finalja e madhe e “Miss Grand International 2025”, ku përfaqësuesja e Kosovës, Brikena Selmani, ka përfunduar garimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz të bukurisë.

Fatkeqësisht, Brikena nuk arriti të kalojë në Top 22 dhe nuk u vlerësua me asnjë nga çmimet e mbrëmjes.

Në skenën madhështore të ngjarjes, ajo u shfaq me një fustan të artë shkëlqyes, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze dhe me vetëbesimin që e karakterizon.

Kujtojmë se Brikena Selmani ishte bërë virale më herët gjatë garës pas një momenti me mikrofonin në një nga paraqitjet e saj, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Megjithëse rrugëtimi i saj në “Miss Grand International” ka përfunduar, Brikena mbetet një nga përfaqësueset më të komentuara dhe më të ndjekura të Kosovës në skenat ndërkombëtare të bukurisë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi i trump me putin ne budapest leavitt gazetarit mamaja jote e zgjodhi vendin 68f39f83a8857
Lajmi i mëparshëm

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

ne shkup u mbajt marsh protestues per solidarizim me popullin palestinez 68f3b2d5bd1d7
Lajmi i radhës

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

Të fundit nga

ShkoLartë