perfundoi asfaltimi i rruges lpk ne lagjen serave 690b894fd6b1d

Përfundoi asfaltimi i rrugës “LPK” në lagjen Seravë

November 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 nëntor – Komuna e Çairit ka përfunduar asfaltimin e rrugës “LPK” (Kosta Abraševiq) në lagjen Seravë, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe qasjen për banorët e kësaj zone.

Në kuadër të punimeve janë rregulluar pusetat dhe është përmirësuar një pjesë e rrjetit atmosferik, për të garantuar funksionalitet dhe siguri gjatë stinës së reshjeve.

Rruga tashmë është e rregullt, e pastër dhe e gatshme për qarkullim, duke sjellë lehtësim të dukshëm në lëvizje dhe pamje të re për lagjen.

Gjatë vizitës në terren, Kryetari i Komunës së Çairit theksoi se banorët kanë shprehur kënaqësi për punimet e realizuara dhe për ndryshimet që po ndodhin çdo ditë në komunë:

“Po ecim çdo ditë me hapa konkretë, me projekte që sjellin ndryshim të vërtetë. Çairi po ndryshon – lagje pas lagjeje po ndërtojmë një komunë moderne dhe funksionale për të gjithë banorët tanë.”

Ky projekt është pjesë e programit të vazhdueshëm të investimeve infrastrukturore që Komuna e Çairit po realizon në të gjitha lagjet, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e kushteve më të mira.

98f5ca41 b5ea 42ad 8bb6 15571e7d2b2e
535c7ef4 e190 4426 ae48 afd1a59c191c
82c60def 3085 4be5 b6ae 9a951e37ba76
e471ebdd b6cc 4d0d 809b 6d85a1cc05a9

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

3 te mitur nga tetova arrestohen u gjete marihuane 690b8236125df
Lajmi i mëparshëm

3 të mitur nga Tetova arrestohen, u gjetë marihuanë

banka e shqiperise mban normen baze te interesit ne 2 5 guvernatori sejko flet per rritjen ekonomike 690b8b55c2506
Lajmi i radhës

​Banka e Shqipërisë mban normën bazë të interesit në 2.5%, Guvernatori Sejko flet për rritjen ekonomike

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë