perfundimisht rane maskat kujtim hajdaj kritikon ldk ne per koalicionet me pdk ne 69085c21062b2

“Përfundimisht ranë maskat…”/ Kujtim Hajdaj kritikon LDK-në për koalicionet me PDK-në

November 3, 2025
1 minut lexim

Anëtari i kryesisë së listës GUXO, Kujtim Hajdaj, ka reaguar ndaj koalicioneve mes LDK-së dhe PDK-së në disa komuna në balotazhin e 9 nëntorit.

Ai tha se këto marrëveshje nuk forcojnë LDK-në, por e fundosin atë dhe elektoratin e saj, duke dëmtuar trashëgiminë e Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Tanimë edhe përfundimisht ranë maskat e LDK kudo në Kosovë, e përdorur jo për përfitime të saja, por për përfitime të PDK. Mos t’mendohet se me këto kontrata të trafikimit në balotazh, LDK po forcohet. Jo. Kjo prapë po e vulos dhe fundos fatin me dorën e saj për vendin e tretë në rrafshin nacional, por edhe me humbje të elektoratit në rrafshin lokal.

E kishte rastin jetik që në bashkëpunim me LV-GUXO-ALT, me fundos krejtësisht PDK.

Pra lirisht, të gjithë ata që i kanë besuar vlerave rugoviane, le t’shkojnë të varri dhe le ta ngushëllojnë Presidentin Rugova. Dhe le t’i thonë:

“President sot kemi ditë zie në Kosovë. LDK e madhe që ti na e la prapa si trashëgim, u përvetësua nga horrat dhe u bë një me PDK.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i paqendrueshem dhe reshje shiu 69085bb679111
Lajmi i mëparshëm

Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu

java nis me reshje shiu mos harroni te merrni cadrat me vete parashikimi i motit per diten e sotme 69085cc4cbea6
Lajmi i radhës

Java nis me reshje shiu, mos harroni të merrni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të fundit nga

ShkoLartë